Kompania Zgjimi ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm. Ajo është certifikuar me standardin ndërkombëtar ISO 9001:2015 nga TÜV NORD, një nga trupat më të njohura të certifikimit në Evropë.
Kjo certifikatë vërteton se Zgjimi ka implementuar me sukses një sistem të menaxhimit të cilësisë që përmbush kërkesat më të larta ndërkombëtare. Ajo garanton përkushtimin e kompanisë ndaj cilësisë së shërbimeve dhe kënaqësisë së klientit.
Ky arritje forcon më tej besimin e partnerëve dhe klientëve tanë, dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së qëndrueshme dhe profesionalizmit në çdo aspekt të punës sonë.
